
Teuta arrti të merrte një fitore të rëndësishme ndaj Kukësit duke parakaluar pikërsht këta të fundit në renditje. Me humbjen e Partizanit ndaj Laçit, diferenca shkojë në 7 pikë dhe tashmë në Durrën kanë filluar të ëndërrojnë edhe për titullin kampion. I ftuar në emisionin "Pressing", mbrojtësi i Teutës, Ditmar Bicaj ka folur për ecurinë e skuadrës si dhe për objektivat e Teutës që me kalimin e kohës kanë ndryshuar. Sipas Bicaj presidenca ka kërkuar që të synohet edhe titulli kampion.
"Kukësi në fillimit të sezonit është projktuar për të dal kampion. Safet Gjici është një nga presidentët që kërkon gjithmon të fitohet titulli. Ndërsa Teuta u projektua për Kupat e Europës, mendoj ne se e kemi arritur objektivin tonë. Para kampionatit objektivat ishte zona europiane. Duke parë që ekipi po ecte shumë mirë dhe me këto afrimet që kemi bërë në janar, kërkesat janë rritur. Duke parë paraqitjet pozitive të skuadrës dhe objektivi është ndryshuar me kalimin e kohës, presidenca ka kërkuar edhe më shumë se Europa. Tetuta është rritur shumë në lojë dhe konkurrenca është rritur ndjeshëm në skuadër dhe besoj se ne do të rivalizojmë deri në fund me Partizanin" u shpreh Bicaj.