
Copenhagen mori një fitore mjaft të rëndësishme, por dhe historike në Champions League duke mposhtur me rezultatin 4-3 anglezët e Manchester United. Por pavarësisht kësaj fitoreje që u jep shpresa kualifikimi, duket se njërit prej lojtarëve të ekipit danez nuk i ka dalë inati me Alejandro Garnachon
Denis Vavro, qendërmbrojtësi i Copenhagen zbulon se si Garnacho u mundua të prishte terrenin tek pika e bardhë e penalltisë. Një veprim fëmijënor e quan këtë Vavro, teksa e cilëson Garnachon si një palaço.
“E pashë Garnachon që po mundohej të prishte terrenin te pika e bardhë e penalltisë që do të ekzekutonim ne. Për fat një prej shokëve të ekipit tonë ishte aty pranë dhe nuk e lejoi atë ta bënte diçka të tillë. Është hera e dytë që përpiqet të bëjë të njejtën gjë.
Për mu ai është thjesht një palaço, me mentalitetin e një fëmije. Është ndryshe kur e bën këtë në minutën e 97’ para publikut tënd dhe është diçka tjetër ta bësh në transfertë para tifozerisë kundërshtare, për më tepër që bëhej fjalë për pjesën e parë të takimit”, u shpreh mbrojtësi i Copenhagen, Denis Vavro.