LIVERPOOL 0-1 REAL MADRID (59' Vinicius)
Real Madrid ka fituar me rezultatin minimal 1-0 finalen e Champions League ndaj Liverpool. Takimi u vendos me golin e pjesës së dytë nga Vinicius JR në minutën e 59’. Ky është titulli i 14 kampion nga Los Blancos që vazhdojnë të shkruajnë historinë në Europë.
LIVE:
95' Mbyllet finalja me fitoren e Real Madrid. Trofeu i 14 në Champions League për madrilenët.
90' Akordohen 5 minuta shtesë.
82' Portieri i Real Madrid bëhet makth për Liverpoolin. Courtois është lojtari i ndeshjes deri tani, pas pritjeve të shumta.
59' Vinicius shënon golin e parë të sfidës, pasi përfiton nga goditja e Valverdes e cila nuk gjeti rrugën e portës. 0-1 për Real Madrid.
45+3' Mbyllet pjesa e parë.
43' Benzema ja doli të gjejë rrjetën e parë në këtë takim, por akordohet pozicion jashtëloje. Rasti shihet dhe nga VAR, pozicioni jashtëloje qëndron.
34' Salah provon me kokë brenda zonës, por portieri i Real Madrid tregohet i vëmendshëm.
20' Shtylla ndal Manen, pasi Courtois e kishte devijuar topin më parë. Liverpool po komandon ndeshjen.
16' Courtois bën heroi për Realin, pasi pret një top që po shkonte drejt rrjetës.
1' Fillon takimi mes Liverpool dhe Real Madrid.
-Njoftohet se nisja e takimit do jetë në orën 21:35.
-Ora 21:15 dhe lojtarët ndodhen në nxemje. Tashmë nuk dihet kur do fillojë finalja e Champions League.
-Finalja e Champions League është shtyrë për 15 minuta. Kjo për shkak se hyrja e tifozëve nuk ka përfunduar e gjitha dhe të shumtë janë ata që kanë krijuar trazira pa pasur bileta. Sfida pritet të fillojë në orën 21:15.
For security reasons, the UEFA Champions League final kick-off has been delayed by 15 minutes.
— UEFA (@UEFA) May 28, 2022
It will now start at 21:15 CET. #UCLfinal

Titullarët e sfidës janë bërë të ditur nga të dy kampet. Te Liverpool bie në sy se Klopp ka vendosur si titullarë Thiagon dhe Fabinhon, të cilët kanë pasur probleme dëmtimi së fundmi. Ancelotti në anën tjetër i publikoi të besuarit e tij më shumë se 2 orë para fillimit të takimit.
