
Është mbledhur Federata Shqiptare e Shahut për të përcaktuar vendimet e reja lidhur me organizimin e punës brenda FSHFSH-së për periudhën në vazhdim dhe ecurinë e projekteve. Me në krye presidentin e FSHSH, Eduard Shalsi, Komiteti Drejtues i FSHSH-së ka marrë disa vendime të reja.
Ne mbledhje u moren Vendimet si me poshte:
- z. Erald Dervishi, zv. President I FSHSH dhe Delegat I Fide
- z. Elton Babamusta, Oficer Ratingu.
- znj. Majlinda Pilinci – Sekretare e Pergjithshme e FSHSH
U Miratuan komisionet dhe kryetaret si me poshte:
- Komisioni I Disiplinës dhe Etikes, z. Floran Vila - Kryetar
- Komisionit I Trajnerëve, z. Fatos Muco -Kryetar
- Komisioni Tekniko – Arbiter, z. Kristaq Andoni – Kryetar
- Komisioni Finance – Marketing, z. Kujtim Sejdini – Kryetar
- Komisioni I Shahut ne Shkolla, znj. Rozana Gjergji- Kryetare
U Miratuan Trajnerët e Ekipeve Kombëtare si më poshtë:
1- Fatos Muco – Meshkuj
2- Aldo Zadrima – Femra
3- Ilir Seitaj – Të Rinj.
Prioritetet e FSHSH do te jene:
- Masivizimi i sportit të shahut dhe puna per cilesine sportive, duke synuar përgatitjen e GM – ve të ardhshëm
- Zhvillimi dhe konsolidimi I I trajnerëve
- Partneriteti dhe patronazhimi për masivizimin dhe e cilësinë
Për realizimin e tyre, do të shërbejë Akademia e Shahut.
Puna me talentet , pajisja me logjistikën dhe mjetet didaktike të nevojshme si dhe përfshirja e bashkive dhe partneriteti me to.
Vendim: Garat Kombetare do te ratingohen sipas sistemit te Fide - duke u njoftuar paraprakisht sipas rregullores se saj .
[gallery columns="1" size="full" ids="73504"]