Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Mbledhja në FSHF, zbardhet DEBATI mes TAKAJT dhe KAPLLANAJT: Ia hapët portën Laçit; S'është Skënderbeu nga ato skuadra

Shkruar nga NEWSPORT
Mbledhja në FSHF, zbardhet DEBATI mes TAKAJT dhe KAPLLANAJT: Ia hapët

Dje, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është organizuar një mbledhje mes përfaqësuesve të klubeve të Superiores dhe presidentit të Ligës, Edvin Libohova. Krahas diskutimeve për projektligjin e hartuar nga qeveria për Ligjin e Sponsorizimeve, nuk kanë munguar debatet mes të ftuarve për atë që ndodh në kampionatin shqiptar.

Temë interesante ka qenë fitorja e Skënderbeut në transfert kundër Bylis, teksa skuadra e Ilir Dajës mposhti në shtëpi 2-3 mallakastriotët. Pikërisht për këtë sfidë kanë debatuar me njëri-tjetrin presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj dhe ai i Bylis, Besnik Kapllanaj. Newsport.al ka arritur të mësojë se çfarë kanë biseduar të dy me njëri-tjetrin.

DEBATI:

Kapllanaj: Ma more ndeshjen me hile. Fituat me penallti të paqena. Ia le Laçit ndeshjen (I referohet sfidës së Korçës ku kurbinasit triumfuan 1-4), ndërsa mua jo.

Takaj: Po në Korçë pse fituat ju? Pse duhet të toleronim ne në Ballsh? Nuk i lëmë ndeshje askujt.

Kapllanaj: Fituat me penallti, me hile. Laçit u pa që ia latë. Bëri Gripshi në fillim gol, pastaj e hapët portën.

Takaj: S'është Skënderbeu nga ato skuadra që hap portën.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga