
Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka pasur pasditen e sotme një takim me lojtarët para sfidës së nesërme me Partizanin. Kreu i bardhebluve ka motivuar ekipin për të arritur një triumf ditën e nesërme. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Halili i ka kërkuar futbollistëve që të jenë sa më të qetë në këtë takim, pasi të gjithë e dijnë se si mund të fitohet një derbi. Gjithashtu presidenti i 24-herë kampionëve të vendit është shprehur i kënaqur me atë që Tirana ka dhënë deri më tani, por gjithashtu u ka komunikuar që kanë edhe më shumë mundësi, sidomos të nesërmen në atë sfidë deçizive, si për ecurinë në kampionat, ashtu edhe për tifozët.
Poll