Për shkak të pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, Zoran Zekic vendosi të linte 4 ditë lojtarët pushim. Një mënyrë kjo nga kroati që skuadra të rifitojë energjitë e humbura gjatë aktivitetit në Conference Leagyue.
Tashmë pushimet për demat kanë përfunduar dhe lojtarët do të rithehet ditën e sotme në stërvitje për të nisur edhe përgatitjet për sfidën e radhës në kampionat. Vllaznia është kundërshtari i radhës për të kuqtë, me sfidën që do të luhet në “Loro Boriçi” më 13 shtator.
Zekic do të kërkojnë maksimumin nga lojtarët e tij ddhe të ndezin “motorët” për një kampionat të gjatë dhe të vështirë. Gjithçka duhet të nisë që nga transferta e Shkodrës, e cila në vitet e fundit nuk është fatsjellëse për të kuqtë.