Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbaroi festa, Kukësi po përgatit largimet

Shkruar nga NEWSPORT
Mbaroi festa, Kukësi po përgatit largimet

Kukësi është fituesi i Superkupës së Shqipërisë, trofe që e "ngroh" përpara nisjes së kampionatit. Verilindorët do të synojnë që të fitojnë trofeun e kampionatit këtë vit, të cilin nuk e arritën dot dy sezone më parë, pasi Skënderbeu arriti të triumfojë në javët e fundit.

Situata momentalisht është pozitive në radhët e Kukësit, por që me nisjen e përgatitjeve pritet që të ketë zhvillime. Lojtarët do të mësojnë fatin e tyre, pasi do të ketë huazime dhe largime. Emri i parë që del në skenë është ai i të riut Fjoart Jonuzi.

Burime konfidenciale pranë skuadrës verilindore bëjnë me dije se drejtuesit janë të interesuar për të huazuar të riun kuksian që të aktivizohet në një tjetër ekip të Superiores, pasi hapësirat te verilindorët janë të pakta.

Në radhët e të larguarëve parashikohet që të ketë një emër "big", i cili do të lërë fituesit në fuqi të Superkupës. Ende nuk është qartësuar "pista", por që brenda kësaj jave do të mësohet se kush do të jetë ai që do të lërë Kukësin. Parashikohet që të jetë një lojtar i mesfushës.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga