Gjasat që Rafaele Leao të jetë në fushë në Euroderbin e të mërkurës për Champions League ndaj Interit janë shumë të pakta. Por portugezi vazhdon të jetë optimist edhe pas marrjes së diagnozës.
Nëpër mjet një bisede në aplikacionin “The Residency” ai thekson se është mirë dhe se do të kthehet së shpejti.
Ai gjithashtu ka patur një sygjerim për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kilyan Mbappe. 23-vjeçari ka thënë se Mbappe është lojtari më i mirë që ka takuar duke treguar se është një tifoz i kuqezinjve. Në fund ai shtoj se francezi duhet të vijë në Milan.
“Nuk jam i shqetësuar. Do të rikthehem shpejt, jam optimist. Kam bërë mjekim dhe kam fjetur gjithë ditën. Mbappe është lojtari më i mirë që kam takuar. Ai tashmë është një tifoz i kuqezinjve, ai duhet të vijë në Milan" ka thënë Leao.