
Maurizio Sarri dhe Juventus presin njëri- tjetrin dhe për pak kohë. Sot Fabio Paratici ka fluturuar në Londër për të biseduar me Chelsea për të ardhmen e teknikut toskan dhe të Emerson Palmierit.
Dje agjenti i njohur, Fali Ramadani ka takuar drejtuesit e Chelsea dhe nuk parashikohen pengesa për të arritur marrëveshjen. Chelsea nga ana tjetër ka zgjedhur Frank Lampard si trajnerin e ardhshëm. I vetmi dyshim i "Bluve"lidhet me eksperiencën e pakët të Lampardit si trajner.
Poll