Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E PAPRITUR/ 3 javë para Polonisë, DËMTOHET portieri i Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ 3 javë para Polonisë, DËMTOHET portieri i
Simon Simoni

Portieri i Kombëtares shqiptare, Simon Simoni është dëmtuar. Klubi i Bundesliga 2 ku aktivizohet shqiptari, Kaiserslautern njoftoi se ai do të mungojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Bochum në kampionat.

Ende nuk dihet se sa do të qëndrojë jashtë fushave gardiani 21-vjeçar, por më 7 mars nuk do të jetë i gatshëm. Vlen të përmendet se Simoni ka qenë zgjedhje e 3-të për Sylvinhon, duke u grumbulluar rregullisht me Kombëtaren shqiptare.

Kujtojmë se 21-vjeçari është i huazuar nga Eintracht Frankfurt te Kaiserslautern. Por as tek këta të fundit, nuk i është dhënë mundësia për të treguar aftësitë e tij.

Poll

Lexo gjithashtu