Legjenda holandeze, Ruud Gullit ka folur me tone të ashpra së fundmi për futbollistët e rij. Sipas tyre, lojtarët e sotëm nuk kanë b*le që të driblojnë qoftë edhe një herë, duke theksuar se futbolli vetëm me pasime ia ka “shpifur”, marrë shkas edhe nga ndeshja Arsenal – Chelsea.
“Kam vendosur të mos shoh më futboll. Nuk e shijoj më sportin tonë. Pashë Arsenal - Chelsea, çfarë ndeshje plehrë që ishte. Shoh lojtarë që përpiqen të marrin goditje nga këndi, që përpiqen të marrin rivënie anësore. Shoh djemtë që kapin topat të gatshëm për t’u dhënë peshqira lojtarëve. Futbolli është bërë tërësisht i tnerrshëm. Shpresoj që kjo të mos jetë rruga ku ne po shkojmë.
Po pres për futbollistë që kalojnë përsëri mbrojtësit, dikë si Lamine Yamal. Më mungon gëzimi. Thjesht nuk me shijon me futbolli. Të gjithë zbatojnë detyra në fushë. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me b*le? Pse janë të gjithë duke pasuar? Vetëm pasime! Vetëm pasime”, tha Gullit.

