Gjithçka ishte drejt formalizimit, por duket se “martesa” mes Andres Iniestës dhe Kombëtares së Marokut nuk ka gjasa të ndodhë.
Kështu kanë raportuar mediat në vend, të cilat flasin për një vendim drastik, sipas të cilit mësohet se marrëveshja mes palëve ka dështuar, duke bërë që roli i drejtorit sportiv në Kombëtaren marokene të mbetet një vend ende vakant.
Prej ditësh përflitej se ish mesfushori i Barcelonës dhe Vissel Kobbe do të merrte këtë detyrë të rëndësishme, për të emëruar më pas Xavi Hernandez si trajnerin e ardhshëm të Marokut, për të zëvendësuar Walid Regragui, por gjërat tashmë kanë marrë një tjetër kthesë dhe dyshja nuk do të jetë pjesë e kësaj Kombëtareje.
Për këtë arsye, është marrë vendimi që në vend të Regragui, të vijë në stol trajneri i moshave Mohamed Ouahbi.
