Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Menaxheri i FIFA-s, Matraxhiu mbyll replikën me trajnerin Daja: Më mirë mbi lodra, se sa i punësuar si roje gardhi...

Shkruar nga NEWSPORT

Menaxheri i FIFA-s, Andi Matraxhiu, njëkohësisht përfaqësuses i sulmuesit Sebino Plaku i përgjigjet trajnerit Ilir Daja, po me nota ironie, ndërsa shkruan se nuk do ta vazhdojë më këtë debat, teksa i kujton trajnerit të Skënderbeut se profesioni i tij nuk varet nga dikush sipër tij, sikundër ai i trajnerit.

[caption id="attachment_133663" align="alignnone" width="546"] Replika e menaxherit të FIFA-s, Andi Matraxhiu, përfaqësues i Sebino Plakut [/caption]

*Një status i gjatë në Facebook nga menaxheri i FIFA-s, Andi Matraxhiu pas ndeshjes Skënderbeu-Mlada Boleslav 2-1 ka shërbyer për të startuar replikën e Ilir Dajës, trajnerit të Skënderbeut ditën e sotme.

Pas ndeshjes kundër Mladës, trajneri Daja u shpreh se pas largimit të Salihit, klubi ishte në kërkim të sulmuesit që do të plotësonte boshllëkun e lënë nga shkodrani, ndërsa shpresonte se lojtari i huazuar nga Chievo, Ali Sowe do të ishte i duhuri.

Kjo deklaratë mori vëmendjen nga përfaqësuesi i Sebino Plakut, Andi Matraxhiu, i cili është menaxher i FIFA-s. Ky i fundit i dedikoi një status të gjatë të Facebook, trajnerit të Skënderbeut duke i kërkuar atij të tregonte respekt edhe për 'djersën' e Sebino Plakut, i cili ishte edhe autori i golit të dytë për korçarët në ndeshjen kundër Mlada Boleslav.

[caption id="attachment_133579" align="alignnone" width="542"] Komenti i Andi Matraxhiut pak ditë më parë[/caption]

*Në lajmin e postuar nga newsport.al për reagimin e Matraxhiut, trajneri Ilir Daja komentoi me nota ironie në hapësirën e komenteve në newsport.al. Pak orë më pas, menaxheri i FIFA-s ka bërë një replikë në profilin e tij në Facebook, duke u shprehur se do të mbyllë këtë debat virtual në rrjetet sociale me trajenrin Ilir Daja, ndonëse nuk do të tërhiqej nga përkrahja për Sebino Plakun.

[caption id="attachment_133582" align="alignnone" width="493"] Përgjigja e Ilir Dajës për menaxherin e FIFA-s, Andi Matraxhiun[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga