Jo vetëm i talentuar, por edhe i dalluar në jetën jashtë fushës. Rroba të shtrenjta që e kanë zili të gjithë, por edhe profesionist i vërtetë. Shkëlzen Gashi po i çmend të gjithë në Amerikë. Klubi Colorado Rapids ku ai bën pjesë, ka organizuar një intervistë të shkurtër me disa lojtarë kryesorë të ekipit që janë dhe shok me Gashin. Të pyetur rreth gjërave që e dallojnë lojtarin, secili prej tyre jep versionin, duke treguar mbi të gjitha se është profesionsit në punën e tij.
Më poshtë po janë dhe thëniet e bashkëlojtarëve te Rapids.
Kevin Doyle - Më pëlqen mënyra sesi vishet dhe sesi rregullon flokët. Por, edhe veshjet i ka të shtrenjta, Louis Vuitton.
Bobby Burling - Gashi mban makinë të shtrenjtë dhe ka një shtëpi të mirë në Zvicër. E kam pasur në dhomë dhe më ka pëlqyer çdo gjë që e rrethon, ka një koleksion shumë të shtrenjtë në shtëpinë e tij.
Dillon Powers - Nuk e di, por ai përdor gjithnjë akull në gjunjët e tij. Për të është shumë e rëndësishme që të përdorë akullin.
Jared Watts - Është profesionist i madh. Ai dëshiron masazh të këmbëve çdo ditë, para dhe pas stërvitjes.
