[caption id="attachment_21635" align="alignleft" width="300"] Herald Marku në Gjermani duke u stërvitur[/caption]
Herald Marku është ish-mesfushori i Tërbunit në sezonin e fundit. Ai luan në të dy krahët e mesfushës, ndërsa në Superiore me veriorët arriti që të bëhet i kërkuar. Por, objektivi i lojtarit ishte që të largohej nga Shqipëria.
Aktualisht ndodhet në Gjermani, ku pritet që të zgjedhë se me kë skuadër do të luajë në karrierën e tij. Berliner 06 dhe Ludëigsfelder FC janë dy skuadrat që interesohen për të. Megjithatë, 20-vjeçari që ka dalë nga radhët e Partizanit, pritet që të bëjë zgjedhjen e tij të hënën.
Në Shqipëri nuk i kanë munguar ofertat, ku disa skuadra të Superiores dhe të Kategorisë së Parë janë interesuar për të, por parësore për të riun e talentuar ka qenë që të aktivizohet jashtë kufijve.