Shkëndija e Tetovës ka bërë një goditje të bujshme në merkato. Kuqezinjtë kanë arritur të transferojnë Besart Ibraimin. Ky i fundit vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Strugën, me të cilët u shpall kampion, për t’u rikthyer tek Shkëndija.
Ibraimi është një lojtar me mjaft eksperiencë në Maqedoninë e Veriut, ku ka luajtur për shumë vite dhe skuadra të ndryshme. 37-vjeçari gjithashtu është një lojtar mjaft i dashur edhe për tifozët, të cilën janë gëzuar menjëherë pas lajmit të rikthimit të tij në Tetovë.
Kujtojmë që përveç se në Maqedoni me Vëllazërimin, Napredok, Renova, Shkëndijën dhe Strugën, Ibraimi ka luajtur edhe në Gjermani me Schalke 04. Gjithashtu, bomberi është aktivizuar me skuadra ukrainase dhe qipriote.