
Aleksandër Trumçi është zyrtarisht një futbollist i Shkëndijës. Lajmi i konfirmuar prej kohësh zyrtarizohet edhe nga vetë klubi tetovar që prezanton mbrojtësin në zyrat e klubit.
“Aleksander Trumçi është lojtar i ri i Shkëndijës. Kuqezinjtë përforcojnë repartin defanziv me angazhimin e mbrojtësit të djathtë, Aleksander Trumçi”, njofton klubi.
Për shërbimet e lojtarit, Shkëndija do të paguaj 50 mijë euro në arkat e Bylisit. 23 vjeçari pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore ka firmosur kontratë për huazim 6 mujor, me të drejtë blerje në janar kur pritet të firmoset për 2.5 vite.
Trumçi është që dy vjet një atraksion në merkato dhe shumë prej klubeve të elitës ishin të interesuara për shërbimet e tij.
View this post on Instagram