
Liga maqedonase është ende në pazuë ashtu si Superliga e Kosovës. Një tjetër klub shqiptar pas Shkupit ka zhvilluar ndeshje miqësore ditën e sotme.
Shkëndija e Tetovës është përballur me St.Polten. Skuadra nga qyteti i Tetovës është mposhtur nga austriakët në testin miqësor. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën u realizua dhe goli i vetëm i sfidës. Në minutën e 77-të Claudy vulosi takim në favor të klubit nga Austria. Kuqezinjtë nuk ia dolën të ekuilibronin dhe në fund e mbyllën me humbje dhe me 0 gola të realizuar.
Edhe takimi i Shkëndijës u zhvillua në Antalya, po ashtu si kryeqytetasit e vendit fqinj. Shkupjanët ndryshe nga tetovarët ia dolën të “bombardonin” portën mike dhe të mposhtnin ukrainasit në fund.