Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Struga e Bledi Shkëmbit bën “ligjin” në Maqedoninë e Veriut, fitore përballë rivalëve për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Struga e Bledi Shkëmbit bën “ligjin” në
Struga

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 7-të të ligës së Maqedonisë së Veriut.

Struga e Bledi Shkëmbit ka triumfuar në transfertë përballë rivalëve të Sileks. Kjo sfidë përfundoi me shifrat 1-3, me ekipin e Shkëmbit, të cilët dominuan përgjatë 90 minutave.

Në krahun tjetër, Brera Strumica fitoi 2-1 në shtëpi përballë ekipit tjetër shqiptar, Arsimit.

Kështu, skuadra e Strugës merr vendin e parë me 19 pikë, po aq sa Vardar i vendit të 3-të. Ndërkohë që Sileks mban vendin e 3-të me 15 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu