Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut. Dy ndeshje mjaft interesante, por sigurisht edhe me rezultate surprizuese.
Shkupi i eliminua nga kjo garë duke mos arritur të shkojë në finale. Ekipi shqiptar u mposht nga Tikves vetëm pas goditjes së penalltive, me këta të fundit që u treguan më të saktë. Si ndeshja e parë ashtu edhe 120 minutat e të dytës përfunduan 0-0, teksa finalistin e vendosën 11-metërshat.
Në ndeshjen tjetër, Voska Sport është mposhtur në transfertë 2-1 nga Makedonija GP, megjithatë skuadra e Voskas është kualifikuar në finale. Kjo vjen pasi sfidën e parë e ka fituar pikërisht Voska Sport me rezultatin 2-0, duke e bërë të pavlefshme humbjen në ndeshjen e kthimit.
Kujtojmë që finalja e Kupës, Tikves – Voska Sport do të zhvillohet më 25 maj, duke startuar nga ora 19:00.