Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Shkëndija nuk ia del me 9 lojtarë, Shkupi dhe Struga marrin fitore të "arta" (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija nuk ia del me 9 lojtarë, Shkupi dhe Struga marrin fitore
Shkupi

Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e javës së 9-të të ligës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. Në këto 6 sfida të sotme janë shënuar 14 gola.

Ajo ç’ka ra në sy ishte barazimi 0-0 i Shkëndijës në transfertë përballë Sileks. Tetovarët u penalizuan dhe nga dy kartonë të kuq të marra nga Trumçi në minutën e 56-të dhe Kocev në të 92-tën. Me këtë barazim, kuqezinjtë humbin kreun e renditjes.

Në krahun tjetër Shkupi fitoi 3-1 përballë Brera Strumicës, ndërsa Struga triumfoi në transfertën e Vardarit 4-1. Rabotnicki fitoi 2-0 ndaj Voska Sport duke u ngjitur në vendin e parë në tabelë.

Në ndeshjet e tjera, Gostivari barazoi 1-1 kundër Besa 1976, ndërsa Pelister – Tikves përfundoi me rezultatin 0 me 0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga