Në Tetovë prej kohësh përflitej se Shkëndija do të transferojë Liridon Latifin, si dhe do të emërojë në krye Orges Shehin. Latifi tashmë është zyrtarizuar si lojtar i Shkëndijës.
Tashmë mbetet vetëm për t’u parë çfarë do të ndodhë me çështjen Orges Shehi, Ky i fundit është prej kohësh një objektiv i Shkëndijës.
Kanë qenë Tirana dhe Partizani në kryeqytet, që kanë bllokuar avancimin e bisedimeve mes Shehit dhe Shkëndijës. Tetovarët kanë në krye aktualisht Jeton Beqirin, që është i lidhur deri në fund të sezonit.
Beqiri mori drejtimin e skuadrës në janar po dështimi në fitimin e kampionatit dhe po ashtu në Europë, bëjnë që ta ketë vendin e rrezikuar. Shkëndija dhe këtë sezon ka si objektiv shpalljen kampion ku rivalë kryesorë ka Strugën dhe Shkupin.