Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka luajtur ditën e sotme të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 8-të. Në këto 6 ndeshje të luajtura, u shënuan plot 16 gola.
Shkëndija e Tetovës ia doli që të fitonte në shtëpi përballë rivalëve të përjetshëm të Vardarit. Shqiptarët “shpartalluan” maqedonasit me rezultatin e thellë 4-0. Në ndeshjen tjetër, Besa 1976 fitoi minimalisht 1-0 përballë Voska Sport.
Surpriza e kësaj jave ishte humbja e Shkupit në transfertë. Kryeqytetasit u mposhtën 2-1 nga Rabotnicki, duke lënë kështu 3 pikë të arta. Në derbin e shqiptarëve mes Strugës dhe Gostivarit nuk kishte fitues, me sfidën që përfundoi 2-2.
Në ndeshjen e tjera, Brera Strumica luajti “poker” ndaj Pelister duke e mposhtur 4-0, ndërsa Tikves dhe Sileks barazuan pa gola.
Falë fitores së tyre dhe barazimit të Gostivarit, Shkëndija shkon në vendin e parë me 17 pikë, 1 më shumë se Gostivari dhe Rabotnicki, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
View this post on Instagram