
Një zhvillim i fundit ka ndodhur në Ligën e Maqedonisë së Veriut. Aty siç dihet marrin pjesë shumë ekipe shqiptare dhe lajmi ka të bëjë me dy prej tyre.
Derbi i shqiptarëve midis Shkupit dhe Strugës është shtyrë. Takimi i programuar për t’u zhvilluar për MFL.1 zyrtarisht është vendosur të lueht të martën.
Këtë komunikim e ka bërë vetë klubi kryeqytetas në rrjetet sociale. Sfida duhej të luhej të dielën sipas programit, por Federata Maqedonase ka vendosur të luhet disa ditë më vonë, në orën 13:00 në stadiumin e Çairit.
Komisioni i Garave pranë FFM, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme gjithashtu ka shprehur se takimi do të luhet pa praninë e publikut, një vendim që ka trishtuar të dy tifogrupet e zjarrta shqiptare.