
Juventusi u dënua me 10 pikë nga Gjykata Federale, gjë e cila e ka zbritur në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me 59 pikë. Me këtë renditje kur kanë mbetur edhe dy sfida deri në fund, “Zonja e Vjetër” ndodhet jashtë çdo kompeticioni europian për sezonin e ardhshëm.
Gjithsesi prej kohës UEFA ka qenë në pritje të njjë vendimi nga Gjykata për të dalë me një tjetër vendim sa i takon garave europiane. Organi më i lartë i futbollit mund t’i përjashtojë italianët nga garat europiane edhe nëse ia dalin të kualifikohen.
E gjithë kjo vjen për shkal të shkeljes së rregullave të “Fair-Paly” financiar dhe muaji qershor do të jetë vendimtar për “Zonjën e Vjetër” e cila pritet të mësojë edhe vendimin përfundimtar të UEFA-s.