Vllaznia nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola në Niko Dovana përballë Teutës duke shkuar në kuotën e 10 pikëve dhe zbret në vendin e pestë pas fitores së Tiranës në derbi. Në Durrës, shkodranët u larguan me pasoja të tjera teksa dy titullar janë dëmtuar.
Mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, është dëmtuar dhe nuk është bërë pjesë e stërvitjes prej dy ditësh. Mesfhushori boshnja, Elvedin Heric, do të qëndrojë 2 javë jashtë fushave pas tërheqsjes së pësuar të premten dhe të dy lojtarët i bashkohen kështu, Latifit dhe Boshnjakut në infermieri.
Sulmuesi prej javësh qëndron jashtë fushave dhe do t’i duhet edhe një javë tjetër për t’u rikthyer në stërvitje ndërsa ishi i Prishtinës do të rinisë sot seancat stërvitore por ndaj Partizanit vështirë se do të luajë.