Asgjë nuk mund të bëhet për Tolisso. I është lënë e nënkuptuar presidentit De Laurentis dje dhe e ka konfirmuar sot Aulas. Presidenti i Lyon ka zbuluar për "Infosportplus" se klubi i tij pretendon më shumë për mesfushorin e talentuar francez. "Kam marrë një ofertë prej 26 milionë euro nga Napoli për Tolisso, por u kam thën jo. Do të qëndrojë me shokët në Lyon".
[caption id="attachment_9627" align="alignleft" width="300"] De Laurentis, presidenti i Napolit[/caption]
Këtë gjë e ka deklaruar dje për "Radio Kiss Kiss Napolo" presidenti De Laurentis, cili ka pranuar se Lyon ka refuzuar. "Kam bërë një ofertë për Tolisso, që ka kualitet të rëndësishëm dhe që mund të rritet në 5 vitet e ardhshme, por nëse ai nuk do të vijë është problemi i tij, nuk mund ta marr me pistoletë në kokë, çfarë mund të bëj më tepër?".
Nuk është tratativa e parë që mbyllet kështu mes Napolit dhe Lyon, në vitet e shkuara kur ishte Benitëz në pankinë, të kaltërit kërkonin GOnalons, por edhe pse u bënë disa oferta, edhe në atë rast marrëveshja dështoi.