
Sot, Lushnja do presë Teutën në shtëpi për të luajtur takimin e javës së 26-të të kampionatit. Sfida që është përcaktuar të luhet në orë 14:00 duket se nuk ofron shumë mundësi për lagunarët, pasi në garë i mban vetëm matematika.
Nga ana tjetër Teuta është me një "këmbë në greminë. Vendi i parafundit në tabelën e klasifikimit ka zbehur disi shpresat tek durrsakët të cilët shpresojnë tek rezultati pozitiv për ditën e sotme, ndërkohë që janë me sytë nga Vllaznia që luan nesër ndaj Kukësit.
Durrsakët shpresojnë tek një gabim nga shkodranët për të ringjallur edhe njëherë shpresat për largimin nga zona e rrezikut. Pak orë para se skuadrat të zbresin në fushën e lojës, janë zbuluar formacionet e mundshme të takimit që janë si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Lushnja: Spaho, Magani, Premçi, Bufasi, Mone, Gava, Papa, Meto, Branica, Canka, Pepa;
Teuta: Moçka, Gjjerogjevski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Hrkaç, Hila, Lajthia, Beqja, Latif, Dediç;