
Skënderbeu- Lushnja e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës duket se do paraqesë një Skënderbe ndryshe në këtë ndeshje përsa i përket formacionit. Te korçarët, të cilët kanë probleme mungesash por janë edhe në prag të ndeshjes së Europa League me Partizanin e Beogradit duket se do ketë rotacion për këtë takim.
Në portë pritet të jetë Shehi. Në mbrotje risia pritet të jetë Aliti në krahun e majtë, ndërsa Vangjeli djathtas dhe Radas me Jashanicën në qendër kompletojnë repartin. Mesfusha pritet të ketë të rreshtuar Ditën, Muzakën dhe Shkodrën. Sulmi pritet të ketë si pjesë Takun, Sowe dhe James.
Nga ana tjetër Lushnja nuk ndryshon nga ajo e javëve të para ku pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë. Bejten në portë. Magani, Bizhyti, Marku dhe Mone në mbrojtje. Ruço, Gava dhe Papa do përbëjnë mesfushën. Ndërsa sulmi do ketë tredhëmbëshin Canka, Sefa dhe Pepa.