Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

LUP-JAVA, 18 nëntor 2017

Shkruar nga NEWSPORT
LUP-JAVA, 18 nëntor 2017

NGA ERVIN BAKU

Duele të ashpra në javën e parë të fazës së dytë. Befasia vjen nga Gjirokastra dhe Laçi, ndërsa dy skuadrat jo favorite ia dolën të bëjnë "pieno". Te Luftëtari ankohen pa fund për gjykimin dhe kanë shumë të drejtë. Teuta me suksesin në Gjirokastër, natyrisht me ndihmën e Zirit, kujton skuadrën e suksesshme të startit të kampionatit. Partizani, me "fytyrë" të re pas kthimit të Starovës në stol, mbetet po ai. Fanela e rëndë humb për herë të dytë në po aq takime me bardhezinjtë nga Laçi. Skuadër pa ide, rrumpalla vijon e durimi soset. E kundërta te Laçi. Futboll i qartë e rezultat sugjestionues. Rexhinaldo në "gol", ndihet "mozambikas" edhe në qytetin ku në pak ndeshje ia ka dalë të fitojë admirimin e të gjithëve. Kamza, potente ndaj skuadrave të mëdha meriton respekt. Kanë barazuar me Kukësin në një sfidë që duhej ta kishin mbyllur me tri pikë. Ndreu dhe asi i tij Plaku, për pak gjë do kishin "ç'betonuar" kampionët në fuqi. I ndal Meta. Me atë mungesë vigjilence te goli i Kale. Flamurtari dhe Skënderbeu, në mungesë të sfidës Vllaznia-Lushnja (e shtyrë), mbyllin javën. Dueli i Vlores ofroi grintë, cilësi dhe dy gola respektivë. Edhe atje ka kontestime të vlonjatëve. Diku kanë të drejtë dhe diku tjetër nuk kanë të drejtë. Gjithësesi, korçarët mbeten skuadra për t'u mundur dhe më e mira e momentit. Edhe pse me shumë mungesa, dalin me një pikë dhe kryesojnë bindshëm garën duke mos njohur humbje. E kemi thënë, vetëm Flamurtari i Vlorës mund ta ndalë Skënderbeun europian të Shqipërisë.

 

[gallery columns="1" size="full" ids="171216"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga