LUKAKU reagon pas fyerjeve raciste: Historia përsëritet, shpresoj të merren masa
Shkruar nga NEWSPORT
Romelu Lukaku thyen heshtjen pas fyerjeve raciste që u bënë ndaj tij mbrëmjen e djeshme në sfidën mes Juventusit dhe Interit. Takim që ishte i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së italisë dhe që përfundoi në barazim 1-1.
"Historia përsëritet. E kalova në 2019 dhe tani përsëri në 2023, shpresoj që Lega Serie A të amrrë masa. Merrni masa serioze këtë herë, sepse këtë sport të mrekullueshëm duhet ta shijojnë të gjithë. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe tifozëve”, ka shkruar sulmuesi belg.