
Superorja vjen me dy takime mjaft interesante. Do të luhet në aksin Rrogozhinë - Elbasanin, ku 4 skuadrat do të luftojnë mes tyre për të marrë 3 pikët.
Në orën 16:00 Egnatia pret Erzenin në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit do të tentojnë një tjetër fitore si ajo ndaj Kukësit, teksa shijakasit pas 2 barazimeve radhazi do të kërkojnë 3 pikët e para të sezonit.
Në orën 19:00 do të jetë radha e Dinamos dhe Kukësit. Si “Blutë” ashtu edhe verilindorët në “Elbasan Arena” do të kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pasi janë dy ekipet e vetme që nuk kanë mundur të marrin asnjë pikë. Gjithashtu në stolin e Kukësit do të debutojë Stavri Nica.
Poll