
Sot luhen dy përballjet e fundit të javës së 31 të Superligës. Gjykimi i takimit është pjesë e rëndësishme e ecurisë së lojës brenda 90 minutave. Të dyja sfidat e sotme janë tepër të rëndësishme për pozitat ku ndodhen apo edhe objektivat e tyre dhe ndaj një gjykim sa më i drejtë do të shmangte edhe polemikat.
Kështu, Eldorjan Hamiti është përzgjedhur për të gjykuar ndeshjen mes Luftëtarit dhe Skënderbeut, një përballje e fortë midis dy ekipeve që kanë objektiva të rëndësishme.
Ndërsa në ndeshjen tjetër, atë që luhet mes Teutës dhe Flamurtarit, është përzgjedhur arbitri Blerim Ziri nga Fushë-Kruja.
TakimI Luftëtari-Skënderbeu luhet në orën 16:00 ndërsa Teuta-Flamurtari në oreën 19:00.
Poll