Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luftëtari pa stadium, mësoni ku do t'i luajë ndeshjet e sezonit 2016/2017

Shkruar nga NEWSPORT

Pak kohë më parë "Newsport.al" ka njoftuar se stadiumi "Gjirokastra" që i përket skuadrës së Luftëtarit nuk i përmbush kriteret që t'u pranuar që të zhvillohen në mënyrë normale ndeshjet e Kategorisë Superiore.

[caption id="attachment_21595" align="alignleft" width="300"]Stadiumi "Adush Muçaj" i qytetit të Ballshit Stadiumi "Adush Muçaj" i qytetit të Ballshit[/caption]

Kjo gjë tashmë është bërë fakt. Burime të sigurta informacioni pranë "Newsport.al" bëjnë me dije se ka pasur një bisedë mes krerëve të klubit gjirokastrit dhe atyre mallakastriot për stadiumin "Adush Muçaj".

Akordi është arritur menjëherë dhe skuadra gjirokastrite do të luajë ndeshjet në Ballsh. Ky është tashmë një favor i kthyer i palës mallakastriote ndaj asaj gjirokastrite, pasi vjet dhe disa sezone më parë Bylisi ka luajtur në fushën e saj si pritës, pas rikonstruksioneve të stadiumit të qytetit të Ballshit.

Stadiumi "Gjirokastra" po i nënshtrohet një rikonstruksioni total, pasi nga dhomat e zhveshjes e deri te shkallët e stadiumit, duhet që të punohet maksimalisht që të vijë në gjendjen e duhur për t'u bërë i pranueshëm nga FSHF-ja për ndeshjet e Superiores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga