
Luftëtari ka mbërritur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në Antalia, ku do të qëndrojë për gati dy javë dhe do të zhvillojë fazën përgatitore.
Milinkoviç kishte programuar sot në mesditë një seancë të lehtë stërvitore për futbollistët e tij, ndërsa në orën 18:00, ekipi ka bërë një analizë të shkurtër. Trajneri i Luftëtarit ka shpjeguar dhe ka folur mbi mënyrën e përgatitjeve dhe për atë se çfarë duhet të japin gjatë kësaj periudhe lojtarët.
Këtë fazë të shkurtër stërvitore në Turqi, Milinkoviç e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për një vazhdimësi edhe më pozitive të ekipit gjirokastrit, krahasuar me pjesën e parë të kampionatit.
Për sa i përket kapitenit Mersini, ai nuk ka udhëtuar me ekipin, por newsport.al mëson se ai nuk e ka ndërprerë kontratën me klubin gjirokastrit. E ardhmja e Mersinit është e paqartë, ndërsa nuk dihet me saktësi nëse do të jetë ose jo pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të sezonit.
Por, lënia e tij jashtë listës së lojtarëve që udhëtuan në Antalia lë pak vend për të menduar se kapiteni do të jetë sërish pjesë e Luftëtarit.