
Luftëtari fitoi sot në shtëpi 2-1 kundër Tiranës në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.
Një trepikësh që e afron ekipin bluzi me misionin "Europë".
Por shqetësim për Luftëtarin mbeten mungesat e sigurta të Bregut dhe Zguros në ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Kukësit.
Të dy lojtarët titullarë të bluzinjve u ndëshkuan sot me kartonë, Zguro me të kuq dhe Bregu me të verdhë. Talenti vlonjat plotësoi numrin e lejuar të kartonëve të verdhë dhe kundër Kukësit do të jetë i pezulluar.
Poll