Luftëtari e nis 2019 me ndryshime të mëdha në ekip, por që për trajnerin e gjirokastritëve Gentian Mezani kjo e ka dobësuar ekipin pasi nuk ka më në radhët titullaret Shkurtaj, Rroca, Miloslavljev, skuadra ka nevojë për kohë të përshtatet me ndryshimet e reja. Në konferencën e sotmë për shtyp për sfidën e parë të këtij viti me Kastriotin, tekniku vlonjat e gjen zgjidhjen e fitores me rivalët direkt krutanë te faktorët psikologjikë: karakteri, motivimi etj.
"Si kanë ndikuar largimet e lojtarëve të Luftëtarit në janar? Me largimet e tjera skuadra është dobësuar shumë , sepse janë lojtarë që kanë luajtur në të dyja fazat e para të kampionatit dhe u është dashur pak kohë të stabilizohen. Tani detyrohemi të nisim sërish nga fillimi pasi këtij ekipi i nevojitet po ajo kohë për t'u ristabilizuar.
Shanset për fitore ndaj Kastriotit? Është një mundësi për ne në Gjirokastër në shtëpi. Nuk duhet të kemi rezultat tjetër përvecc fitores dhe të hedhim një hap tjetër drejt largimit nga rënia në mesfushë,
Mungesa e Behar Ramadanit? Përveç largimeve edhe Ramadani për kartonat do të ndikojë te skuadra. Do të jetë një ndeshje e vështirë, Por besoj te karakteri forca e djemve për të dhënë maksimumin", deklaroi para mediave sot Mezani.
Luftëtari e mbylli pjesën e parë të sezonit me barazim ndaj Partizanit 1-1 duke u renditur në vendin e tetë me 17 pikë, njësoj me Tiranën. Përballja me Kastriotin e vendit të fundit nesër në orën 14:00 konsiderohet një "finale mbijetese" për gjirokastritët dhe krutanët.
