
Skuadra e Lacios duhet t'i japë shumë shpejt një zgjidhje çështjes së titullarit të portës për sezonin e ardhshëm.
Portieri italian Federiko Marketi ka rinovuar kontratën me Lacion dhe ka bërë të ditur që nuk dëshiron të largohet në asnjë ekip tjetër pasi preferon vendin e titullarit te Lacio.
Të njëjtën gjë preferon edhe Berisha, i motivuar më shumë pasi Lacio refuzoi një ofertë për të nga Aston Vila.
Ky problem pritet të marrë zgjidhje nga trajneri Simone Inzagi, i cili duket se preferon më shumë portierin italian.
Poll