Një djalë nga Kenia, nuk mund të luante futboll, për shkak të një problemi shumë të rallë. Horace Oëiti Opiyo, nuk mund të vraponte apo të luante, për shkak të penisit të tij.
Ai është detyruar të operohet për të zvogëluar penisin e tij prej 90 centimetrash.
Testikujt e tij peshonin 5 kile dhe gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej frikshëm. 20-vjeçari ecte me vështirësi dhe kishte probleme me shpinën.
"Kur u zgjova pas operacionit, menjëherë e dallova ndryshimin. Tani mund të vrapoj sërish! Mund të luaj futboll! Më në fund jam i lirë!", tha keniani pas operacionit.
Historia e këtij makthi ka nisur kur djali ishte 10 vjeç. Besohet se atë e ka kafshuar një mushkonjë, e cila ka sjellë rritjen aspak të zakontë të penisit të tij.