
Analisti sportiv në Supersport, Luan Pinari ka analizuar pak çaste më parë ecurinë e Skënderbeut, duke u shprehur se deri tani nuk është parë ende dora e trajnerit Andrea Agostineli.
"Skënderbeu pati një ecuri shumë pozitive në javët e para të kampionatit. Mendoj se e ndihmoi pak edhe kalendari, i cili ishte disi më i lehtë për korçarët se ai i rivalëve. Deri tani nuk kemi parë ende dorën e Agostinelit siç pamë dorën e Josës në 4 vitet e fundit.
Skënderbeu ka një kontingjent lojtarësh shumë të mirë, por deri tani nuk kemi parë ende një 11-she bazë. Ekipi korçar duhet t'i imponohet kundërshtarëve, pasi i ka të gjitha mundësitë", u shpreh Luan Pinari në "Gol pas Goli" në Supersport.
Poll