Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Luaj për klubin që dua”, Yamal: Shpesh mendoj se ç'mund të jem duke bërë 26-vjeç, pasi do i kem 10 vite në elitë

Shkruar nga NEWSPORT
“Luaj për klubin që dua”, Yamal: Shpesh mendoj se

Lamine Yamal është një nga titullarët e padiskutueshëm te Barcelona. Edhe pse është vetëm 16-vjeç ia ka dalë shumë mirë të bindë stafin e katalanasve dhe të fitojë një fanelë titullari, duke lënë në stol emra me ‘peshë’.

Por jo vetëm te Barcelona, Yamal është një pikë kyçe edhe në formacionin e Spanjës dhe e ardhmja e tij do të jetë e ndritur. Talenti, përkushtimi, dëshira, ambicja dhe grinta janë armët e forta të tij, i cili me luan në fushë me shumë vendosshmëri.

Në një deklaratë të dhënë sëfundmi, ka theksuar se shpesh herë e mendon se çfarë do të bëjë kur të jetë 26-vjeç, pasi do të ketë luajtur 10 vite në elitë.

“Herë pas here ndalem dhe them: çfarë do të bëj kur të jem 26 vjeç, pasi t’i kem bërë 10 vite në elitë? Gjithçka po shkon mirë për mua, le të vazhdojmë sezonin me klubin dhe më pas të shkojmë në Kampionatin Evropian.

Presion? Jo, përpiqem të mos mendoj shumë sepse në fund kur e mendon, kur shqetësohesh më shumë për gjërat, lindin probleme. Janë gjëra që duhet t'i kesh në kokë. Nuk ndjej presion sepse luaj për klubin që dua, Barcelonën, në qytetin më të bukur në botë. Kështu që unë kam gjithçka. Për momentin gjithçka është bukur, nuk ka kuptim të mendosh shumë dhe të rrisësh presionin mbi veten tënde”, ka theksuar e ardhmja e katalanasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga