
Roma - Verona
Roma ka arritur të triumfojë në shtëpi ditën e sotme me shifrat e pastra 2-0 përballë Hellas Veronës. Golat për skuadrën kryeqytetase u realizuan nga dyshja e sulmit Artem Dovbyk dhe Matias Soule.
Verdhekuqtë e Italisë me këtë fitore janë ngjitur në vendin e dytë duke parakaluar Juventusin me një pikë dhe duke barazuar Napolin kryesues. Fiorentina është ndalur sërish në kampionat, kësaj radhe ndaj Pisës.
Ekipi “Vjollcë” i cili priti miqtë, nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola. Aktualisht Fiorentina renditet në vendin e 15-të me vetëm tre pikë të grumbulluara, ndërsa Pisa në vendin e parafundit me 2 pikë.
Poll