
Mbrëmjen e djeshme në ceremoninë e Topit të Artë, u ndanë dhe disa çmime të tjera. Një prej tyre ishte dhe trofeu “Yashin” që i jepet portierit më të mirë të sezonit të kaluar.
Çmimin e portierit më të mirë e fitoi Gianluigi Donnarumma pas një sezoni të shkëlqyer me Paris Saint-Germain. Ishte Gianluigi Buffon ai i cili kishte prestigjin t’i jepte çmimin adashit të tij, të cilin e goditi me një shuplakë me dashamirësi, ku u panë të dy të qeshur.
Buffon ka reaguar në rrjetet sociale ditën e sotme pasi ishte i pranishëm në “France Football”.
“Mbrëmë, pata nderin dhe privilegjin t’ua dorëzoja çmimin “Yashin” Hannah Hampton dhe Gianluigi Donnarummas, së bashku me Mary Earps.
Çmimi i Gigit është një burim krenarie personale dhe për futbollin italian në tërësi. Ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme. Dua të falenderoj “France Football” për ftesën dhe të përgëzoj të gjithë kampionët e nderuar në skenë”, shkruan Buffon.
View this post on Instagram