Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Për sa kohë është ende stafi aktual, nuk do të ketë vend për mua”, ish-kapiteni “sulmon” Serbinë para Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Për sa kohë është ende stafi aktual, nuk do të
Milan Gajic

Milan Gajic nuk grumbullohet nga Serbia prej marsit të vitit 2024. Trajneri Dragan Stojkovic nuk e ka në plane dhe preferencat e tij dhe në këtë mënyrë 29-vjeccari vazhdon të qëndrojë larg grumbullimeve të kombëtares serbe.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi, lojtari serb ka theksuar se as ndaj Shqipërisë, trajneri nuk do ta grumbullojë, pasi Stojkovic mund të marrë sërish “hak” për atë kartonin e kuq të marrë kundër Rusisë.

“Nuk mund të them se jam i befasuar. Të gjithë e dinë tashmë historinë time me ekipin kombëtar. Për sa kohë që stafi aktual i trajnerëve është atje, nuk do të ketë vend për mua.

Mendoj se pata mundësinë të forcoja veten në ekipin kombëtar kur pati një ndeshje me Rusinë. Nuk do të thoja se luajta keq atëherë, ishte thjesht ai episodi i pafat me kartonin e kuq. Thuhet se pas kësaj, stafi vendosi te mos më thërriste më në ekipin kombëtar. Këto janë supozimet e mia, shpresoj të gabohem. Por unë e respektoj vendimin e stafit të trajnereve”, ka deklaruar 29-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu