Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Topi i Artë është kthyer në shaka”, Rooney injoron fituesin Dembele: E meritonte Raphinha!

Shkruar nga NEWSPORT
“Topi i Artë është kthyer në shaka”, Rooney
Wayne Rooney & Ousmane Dembele

Renditja e “Topit të Artë” dhe triumfi i Ousmane Dembele ka sjellë shumë “irritim” tek ish-futbollisti, Wayne Rooney. Ish-sulmuesi anglez thotë se ky çmim që dikur ishte prestigjioz, sot është kthyer në shaka.

Sipas Rooney, ai që e meritonte me të vërtetë këtë trofe, ishte Raphinha i Barcelonës. Ndër të tjera, ish-i i Manchester United shton se Raphinha luajti gjatë gjithë sezonin me zemër dhe pasion.

“Është shaka. Si ka mundësi që Raphinha përfundoi 5-ti dhe Vitinha në vendin e 3-të? Ai e drejtoi skuadrën e tij në momentet kyçe, luajti me pasion dhe zemër e gjithashtu na dhuroi mbrëmje magjike. Nëse kjo nuk e meriton ‘Topin e Artë”, çfarë duhet të bësh? Për mua, ai duhet të ishte numri një”, tha Rooney.

Poll

Lexo gjithashtu