
Romelu Lukaku është zgjuar mëngjesin e sotëm me një lajm shumë të hidhur. Sulmuesi i Napolit dhe i kombëtares belge ka humbur babain e tij parakohe në moshën 58-vjeçare.
I ndjeri Roger mësohet të ketë ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Kinshasa në Kongo. Është vetë Romelu Lukaku i cili i ka bërë homazh të atit pasi ky i fundit mbylli sytë përgjithmonë.
“Faleminderit që më mësove gjithçka që di
Jam përjetësisht mirënjohës dhe të vlerësoj
Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë
Më mbron dhe më udhëzon si askush tjetër
Nuk do të jem më i njëjti
Dhimbja dhe lotët po rrjedhin me shpejtësi
Por Zoti do të më japë forcën për ta rikthyer veten në gjendjen e mëparshme
Faleminderit për gjithçka
Roger Menama Lukaku
Babi im”, shkruan Lukaku zemërthyer.
View this post on Instagram