
Berat Lush
Erokspori ka marrë një fitore të madhe me shifrat 5-0 ditën e djeshme përballë Istanbulsporit në Ligën e Parë të Turqisë. Berat Lush ka dhuruar spektakël në këtë takim.
Sulmuesi me origjinë shqiptare ka dominuar takimin duke arritur të realizojë 4 gola ndaj miqve. Lush arriti të realizojë në pjesën e dytë ekzaktësisht në minutat 47’, 60’, 70’ dhe 75’.
Sulmuesi i lindur në vitin 2007, është me origjinë shqiptare, por nuk luan për moshat e ekipit kuqezi. Lush ka veshur fanellën e Turqisë U-18 duke debutuar në vitin e kaluar.
Poll