Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO+VIDEO/ Shënoi golin e parë me skuadrën e re, ish-i i Teutës vlerësohet në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO+VIDEO/ Shënoi golin e parë me skuadrën e re, ish-i i
KSC Lokeren/ Matias Lloci (d) ne foton e dyte

Zhvilloi vetëm 1 ndeshje me Teutën në sezonin 2025-2026 dhe papritur Matias Lloci transferohet në Belgjikë te KSC Lokeren në ligën e dytë të Belgjikës. Menjëherë mesfushori është shndërruar në një pikë kyce për ekipin belg.

Ish-i i Teutës arriti të shënonte një gol vendimtar në sfidën që KSC Lokeren barazoi 3-3 me K.A.S. Eupen në kampionat. Lloci shënoi në 76-të për t’i dhuruar ekipit të tij 1 pikë.

Paraqitja e 25-vjeçari është vlerësuar në Belgjikë, ku është zgjedhur edhe në formacionin e më të mirëve. Gjithashtu është vlerësuar me notën 8-7.

Kujtojmë se në 2 ndeshje të zhvilluara me skuadrnë belge, Llocia ka arritur të shënojë 1 gol dhe të asistojë në një tjetër rast. Në total ka luajtur në 99 minuta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KSC Lokeren (@ksclokerentemse_official)

FOTO+VIDEO/ Shënoi golin e parë me skuadrën e re, ish-i i
 

 

Poll

Lexo gjithashtu