Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Lojtari i Laçit i motivuar para fazës së 3-të: Jam shpatulla e skuadrës, kjo është detyra ime

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtari i Laçit i motivuar para fazës së 3-të: Jam

Gentian Selmani shihet si një ndër portierët më me prespektivë në kampionatin shqiptar. "Gardiani" i Laçit ka arritur të fitojë një vend titullari në formacionin e kurbinasve, dhe shpesh herë ka treguar vlerat e një portieri të madh në katërkëndëshin e tij. Sot, ai ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, ku duket mjaft i motivuar.

"Trysnia vazhdon. Unë jam shpatulla e skuadrës dhe po përpiqem të ngre moralin e të gjithëve. Nëse unë gaboj, do të na kushtonte ndeshjen. Reagimi im është më i mirë se i juaji dhe do t'iu mund deri në fund. Është detyra ime të siguroj që topi nuk e kalon vijën. Keni shpëtuar ndonjë gjuajtje të fortë nga larg? Ajo është ndjesi e mrekullueshme. Prandaj e bëj atë që bëj. Unë jam portier", përfundon Selmani në postimin e tij në facebook.

[gallery columns="1" size="full" ids="72055"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga